Abdixhiku: Ditë e mirë për demokracinë, s’ka pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjeve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se në takimin me presidenten nuk pati pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjeve.

Madje për këtë tha se është një ditë e mire për demokracinë.

“E shprehëm brengën tonë për gjendjen me pandeminë. Situata është e rëndë. Situata vjen nga një menaxhim inekzistent i qeverisë.

LDK do të ushtrojë fushatë 5 ditore ose hiç. Ne besojmë që një skenar politik i prezantuar në TV nuk bën të realizohet. Nuk kishte pajtueshmëri për shtyerjen e zgjedhjve, besoj që është një ditë e mirë për demokracinë“.