Abdixhiku: Kurti nuk e kupton ekonominë, por propagandën

Albin Kurti nuk e kupton ekonominë, por e kupton propagandën. Kështu ka thënë në shkrimin në Facebook, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke hedhur akuza ndaj ekzekutivit dhe kryeministrtit Kurti për sa i përket ekonomisë së vendit, shkruan Fokusi.info.

Abdixhiku tutje ka shkruar se për dy vite qeverisje janë thyer rekorde negative ekonomike.

“Albin Kurti nuk e kupton ekonominë. Por e kupton propagandën. Fatkeqësisht, propaganda nuk e bën ekonominë, por ai angazhohet vetëm për këtë të parën. Në dy vitet e tij të qeverisjes, janë thyer disa nga rekordet më negative ekonomike në vend. Tre treguesit kryesorë makroekonomik, ai i inflacionit, i deficitit tregtar e i rritjes ekonomike, japin sot pasqyrën e vërtetë në vend”, ka shkruan Abdixhiku./Fokusi.info/

Postimi i plotë: