Gjenerallejtënant Jashari merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane në Gjermani

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (Conference of European Armies) 2022 në Garmisch të Gjermanisë.

Ministria e Mrojtjes njofton se me gjenerallejtënant Jashari ka marrë ftesë për këtë konferencë nga Shefi i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, Gjeneral James McConville.

“Kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) e nivelit të lartë të gjeneralëve, me qëllim të thellimit të bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, thuhet se ficerë të lartë ushtarakë, komandantë të forcave tokësore, oficerë dhe përfaqësues tjerë të forcave të vendeve aleate evropiane dhe shteteve partnere bashkë me SHBA-në, në sesionet e konferencës, po diskutojnë për sfidat e sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

“Gjatë kësaj konference, Gjeneral Jashari takoi edhe Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Darryl Williams, ku përveç diskutimeve tejët përmbajtësore, e falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen jetike dhe të pazëvendësueshme që ofron Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë për FSK-në në të gjitha aspektet”.

“Konferenca është iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes të Ushtrisë Amerikane dhe ushtrive të vendeve aleate dhe partnere të saj në Evropë”, thuhet ndër të tjera.