Abdixhiku në seancën për referendumin: Kryeministri nuk po guxon të marrë vendime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se çështja e referendumit serb nuk ka nevojë për trajtim fare.

Mbajtja e referendumit kushtetues të një shteti tjetër, sipas tij, është e mbyllur para se të nisë, pasiqë është jo kushtetuese, transmeton Klankosova.tv.

“Është praktikë e pa pranueshme ndërkombëtare, është praktikë e pa pranueshme ndërkombëtare, është praktikë në kundërshtim me relacionet e respektin që shtet sovrane tregojnë ndaj njëra-tjetrës. Rastin specifik referendumi i shtet fqinj, i Serbisë, që për të gjitha arsyet e mundshme destruktive e destabilizuese mohon integritetin territorial të Kosovës.” tha Abdixhiku në fjalën e tij në Kuvend.

Derisa Qeveria sipas tij, sikur shijon tensionin dhe përplasjen me faktorin ndërkombëtarë dhe në muajt në vijim, kjo do të bëhet më e theksuar. Ai tha se mbetet e paqartë nevoja e kësaj seance dhe nxjerrja e një rezolute rekomanduese për Qeverinë.

“Prandaj kjo seancë ka kuptim vetëm si substancë, ka kuptim vetëm si formë dhe atë formë e fshehjes së kryeministrit për të marrë përgjegjësi, për çka është i thirrur dhe i zgjedhur. Për ta thënë më thjesht kryeministri nuk po guxon të marrë vendim, ka zgjedhur kuvendin në ndajë presionin e jashtëm ndaj tij. Problemi i referendumit serb në Kosovë nuk është për të i ri, është tash e sa kohë në tavolinën e kryeministrisë.”

Sipas Abdixhikut, dihet që kjo Qeveri nuk mund të sjellë asnjëherë zgjidhje të mira, dhe siç tha, kjo po bëhet e zakonshme.