Abdixhiku: Nesër pritet të kthehen 180 qytetarë nga Gjermania

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se tashmë është krijuar shtabi operativ, ku janë të përfshira shumë ministri e institucione.

Ai ka falenderuar të gjithë profesionistët shëndetësor duke thënë se asnjëherë nuk është shumë për të treguar falënderimin për këta heronj.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, tha se dje janë sjellur nga Stambolli 39 qytetarë, ndërsa nesër pritet të kthehen 180 qytetarë nga Gjermania.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të mos vijnë në Kosovë, vetëm nëse kanë ndonjë urgjencë.

“Bëjmë thirrje që vetëm qytetarët me urgjencë të bëjnë rrugën e kthimit për në Kosovë”, ka porositur ministri Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se secili i kthyer në Kosovë, do të vendoset në qendrën e Studentëve që së fundmi është kthyer nga një karantinë, aty do të qëdnrojnë për 14 ditë, të gjithë qytetarët do të transferohen nga pikat kufitare.

“39 qytetar nga Stambolli, ndërsa nesër do të vijnë 180 qytetarë nga Gjermania, dhe të gjithë do të vendosen në karantinë, nga ushtarët tanë. Kthimi do të bëhet i organizuar dhe deri më tani jemi duke i rënduar bashkëveprimet dhe me ministrin Quni, i cili na ka mbështetur pa rezervë”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku, theksoi se në një takim që kanë pasur me kryeministrin Kurti, dhe një pjesë të konsiderueshme të kabinetit qeveritar, janë pajtuar që tu ofrohet ndihëm financiare shtesë për Kosovën tani dhe se çdo gjë aktualisht është duke funksionuar siç duhet

“Kemi mbajtur takim për ndihmat shtesë financiare që i duhen Kosovës tani, të gjitha mekanizmat janë në funksionimin e mirëfilltë dhe të normalizimit të gjendjes tonë në një gjendje jo normale, duhet t’ibesojmë shtetit dhe mjekët në radhë të parë dhe shërbyesit publik që po e mbajnë shtetin tonë në këto momente të jashtëzakonshme”, tha Abdixhiku.