Grenell: Qeveritë europiane nuk pëlqejnë gjithmonë atë që themi por e dinë se kemi të drejtë dhe e respektojnë atë

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ka vlerësuar diplomacinë e Presidentit amerikan Donald Trump në politikën e jashtme.

Grenell ka thënë se stili i Presidenti Donald Trump është duke funksionuar çdo kund, duke përmendur marrëveshjet tregtare dhe arritjen e zhvillimit ekonomik, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë që sikurse asnjë president tjetër, Donald Trump po përdorë çdo mënyrë për të gjetur zgjidhje diplomatike me të gjithë, për të dialoguar duke thënë ”le të flasim, le të kemi mundësi” duke specifikuar Korenë e Veriut, Rusinë, Iranin.

Lidhur me të gjitha zhvillimet Richard Grenell i cili është dhe i dërguar special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë –Serbi, ka përmendur edhe Qeveritë në Europë duke iu referuar agjendës së tij në Gjermani.

“Qeveritë europiane nuk i pëlqejnë gjithmonë ato që ne themi, por ata e respektojnë atë dhe ata e dinë se kemi të drejtë”, është shprehur Grenell, njofton Klan Kosova.