Abdixhiku pas takimit me Vjosa Osmanin: Tregon kur merret vendimi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se takimi me Vjosa Osmanin, ka qenë i frytshëm. Ai ka thënë se do të ketë nevojë për takime shtesë dhe takime brenda LDK-së. Abdixhiku tha se takimi ka qenë konstruktiv.

“Ne kemi mbajtur takim me zonjën Osmani bashkë me nënkryetarin Haziri dhe kemi diskutuar cështjet rreth Presidentit. Takimi ka qenë i frytshëm, pozitiv dhe në një atmosferë mes njerëzve që kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë. Kemi diskutuar rreth platformës që kandidatja për presidente dëshiron ta ndërtojë në rolin e saj që synon, kemi dhënë mendimet tona, diskutimet tona. Nuk kemi vërejtje sa i përket përmbajtjes së platformës. Kemi diskutuar pozicionin e saj karshi akterëve partiak. Do të mbajmë një takim tjetër dhe do të informojmë organet e partisë, pas konsultimeve të brendshme dhe takimit me zonjën Osmani do të bëjmë të ditur qëndrimin tonë përfundimtar”, ka thënë Abdixhiku, përcjell Periskopi.

“Seanca mund të thirret në momentin që ka pajtueshmëri për të gjitha palët, e jo prej njërës palë”, ka thënë ai.