Abdixhiku pyet Kurtin: Kur do t’i bleni vaksinat kryeministër, jo donacionet

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se kur në plan Qeveria që të blejë vaksinat anti-COVID.

Në seancën që po mbahet në Kuvend, Abdixhiku ka kërkuar që të të dijë se kur do të pajiset Kosova me vaksinat të cilat i ka blerë vet, e jo donacionet që ka përfituar.

“Kur do t’i bleni vaksinat kryeministër, jo donacionet?”, ka pyetur Abdixhiku.

Gjatë kësaj seance kryeministri Albin Kurti prezantoi programin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm.

Kurti tha se për 55 ditë janë bërë punë të mëdha. Ai shtoi se për këto 55 ditë kanë siguruar 75 mijë vaksina, e që, siç thotë ai, deri në fund të muajit do të vijnë mbi 130 mijë të tilla.