Abdixhiku: Serbia ka bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se autoritetet se serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova.

Përmes postimi në Twitter, Abdixhiku e ka quajtur veprim të paprecedent.

“Veprim i paprecedent gjatë pandemive, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave që vijnë nga Kosova. Kjo paraqet shkelje jonjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për të cilën gjë ishin marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Andixhiku në Twitter.