Abelard Tahiri: VV nuk e përkrahu rezolutën, më konkretisht Policinë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dështoi që rezoluta e pëkrahur nga ta për Policinë e Kosovës të futet në rend të ditës gjatë seancës së sotme.

Tahiri ka shkruar se VV vendosi që mos ta përkrahë këtë rezolutë.“Vetëvendosja zgjodhi që mos ta përkrah këtë rezolutë, pra pushteti nuk deshi ta përkrah konkretisht Policinë. Ata le të mbesin në batakun e hipokrizisë së tyre duke u mjaftuar me poezi dhe fotografi për Policinë. Ne do të vazhdojmë me angazhimet tona konkrete që e fuqizojnë Policinë e Kosovës.

”Tahiri gjatë seancës së sotme bëri të ditur tri pikat që përfshihen në këtë rezolutë.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu sic ishim unikë para një jave, të jemi unik ëqë pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës. Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.

Sot, AAK, LDK dhe PDK u pajtuan për këtë rezolutë duke votuar pro ndryshimit të rendit të ditës, mirëpo VV abstenoi.