Prodhonte pije freskuese në mënyrë të kundërligjshme, arrestohet 55-vjeçari 

Xhavit Kasemi, 55 vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi kishte rifilluar prodhimin e pijeve freskuese në punishten e cila ishte vënë nën sekuestro.

Ai ishte dënuar edhe më herë për të njëjtën vepër penale. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të bërë në punishten e tij e cila ishte bllokuar që nga viti 2017, u gjetën në pije me etiketa të falsifikuara dhe të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme./shqiptarja.com