Adnan Merovci zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, këtë e kupton në studion e Klan Kosovës (video)

Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka emëruar dhe organet e reja të partisë, ndërsa Adnan Merovci, ish-bashkëpunëtorin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, është zgjedhur anëtar i ri i Këshillit të Përgjithshëm i këtij subjekti.

Këtë Merovci e kuptoi në studion e Klan Kosovën, sa ishte mysafir i edicionit special të sotëm kushtuar zgjedhjeve të brendshme të LDK-së.

Lidhur me këtë detyrë të re, ai ka thënë se e pranon me kënaqësi.

”E pranoj me kënaqësi këtë detyrë. Është folë, është lakuar emri im por nga të brendshmit nuk kam pritur që zgjidhet. Nëse është mëse e vërtetë, atëherë ndeja ime këtu është konflikt interesi”.

Veç Adnan Merovcit, anëtar i ri i Këshillit të Përgjithshëm u zgjodh edhe i biri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.