Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ofron internet falas për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”  nga sot ofron internet falas.

Aeroporti njofton se në bashkëpunim me kompaninë “Kujtesa”, nga sot ka filluar të ofrojë internet falas për të gjithë udhëtarët që shfrytëzojnë aeroportin.

Në njoftimin për media thuhet se e tëra çfarë duhet të bëjnë udhëtarët që të kenë qasje të pakufizuar në internet është të sigurohen se e kanë të aktivizuar opsionin Wifi në pajisjet e tyre.