“Afera Zdravo” | Mimoza Kusari merr mbrojtje zyrtare nga VV-ja për koordinimin në emër të Kurtit me kriminelin, Milan Radojçiq

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur për Front Online lidhur me mundësinë që pas publikimit të përgjimeve të Kusari –Lilës kjo e fundit të shkarkohet.

Por, ai ka treguar qartë se nuk e kanë ndërmend ta bëjnë një gjë të tillë.

“Jo jo, në asnjë formë. Unë krejt çka pash aty, pash një konglomerat forcash të bashkuara të cilat këtë incizim e kanë pas shumë më përpara në dorë të cilën e kanë përmend në emisione të ndryshme televizive dhe kur Qeveria e Kosovës po shtron sovranitet, rend e ligj në veri e kanë gjet kohën që ta plasojnë në publik”, ka deklaruar për Front Online deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.