Lekaj: Megaskandali i drejtorit Krasniqi tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë në sektorin e energjisë

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Korporatën Elektroenergjitike të Kosovës.

Lekaj tha se megaskandali i drejtorit Nagip Krasniqi tregon fytyrën dhe qasjen e Qeverisë në sektin e energjisë.

“Kosova tani e disa vite po percillet me probleme ne sektorin e energjisë. Faktet tregojnë se vendi ynë po përballet me çmimet e larta të energjisë. Megaskandali i drejtorit Nagip Krasniqi tregon fytyrën dhe qasjen tyre në sektin e energjisë. Ky person sot është në burg sepse dyshohet se ka nënshkruar kontarata në vlerë 80 milion euro. Shumica e kontratave janë në procedurë të negociuar direkte. Çfare mund t’i themi kësaj Qeveria për energjinë? Perfaqësuesi i saj në energji është në burg për kontarata milionëshe’ tha Lekaj.