Afrohet fronti i ftohtë

Erërat të cilat kanë filluar janë paralajmërim për afrimin e frontit të ftohtë ajror i cili do të arrijë gjatë orëve të ardhshme duke destabilizuar motin dhe ulur temperaturat.

Pra, pasdite dhe në mbrëmje në shumë pjesë të Kosovës dhe më gjerë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe të fuqishme, kurse ndonjë rajon mund të mbetet pa reshje pasiqë kemi të bëjmë me reshje lokale verore.

Rrebeshet më të fuqishme në nivel rajonal priten në Mal të Zi dhe veri-verilindjen e Shqipërisë duke mos përjashtuar edhe Dukagjinin dhe disa pjesë tjera të Kosovës. Gjatë dhe pas reshjeve pason ulja e theksuar e temperaturave. Pra valës së fuqishme të nxehtësisë po i vije fundi por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë tjera nxehtësie këtë verë./Meteoballkan