Prishtinë, një veturë përfshihet nga flakët

Një veturë është përfshirë nga zjarri dje në Prishtinë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, nga zjarri i cili është lokalizuar nuk raportohet për të lënduar.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura Ford me targa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.