Agim Veliu rizgjedhet kryetar i LDK-së në Podujevë

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të mbajë procesin e brendshëm zgjedhor.

Nga Kuvendi Zgjedhor i mbajtur sot në Podujevë, delegatët e kësaj partie kanë zgjedhur për kryetar të LDK-së sërish Agim Veliun, i cili edhe këtë herë ka qenë i vetëm në garë.

Lajmi u bë i ditur nga zyrtari i Komunës së Podujevës, Bujar Gimolli.

“Agim Veliu është rizgjedhur edhe për një mandat ne krye te LDK-se ne Podujeve. Urime Kryetar✌”, ka shkruar Gimolli në Facebook.