Spërkatet me ngjyrë kryeministri Rama (Video)

Nënkryetari i PD, Edi Paloka është përjashtuar nga Kuvendi, pasi spërkati me bojë në fytyrë kryeministrin Edi Rama.
Reagimi i Palokës ka ardhur pas fjalës së Bashës, si dhe replikës së Ramës. Kryeministri i kërkoi falje Talat Xhaferit për sjelljen e Bashës, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”.
“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe çfarë thotë”, tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.