AGK dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Altin Ahmeti

Rasti eshte konfirmuar nga policia, e cila ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet.

Asociacion i Gazetarëve të Kosovës ka marrē me shqetesim sulmin fizik ndaj gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës, Altin Ahmeti.

Gazetari Altin Ahmeti ka njoftuar se është sulmuar nga pesë persona tē cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar me vrasje.

Rasti eshte konfirmuar nga policia, e cila ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet.

AGK e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtesisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autoret t’i sjellin para drejtësisë.