AGK dhe KMSHK: E papranueshme thirrja e Fitore Pacollit për kontroll të mediave nga Qeveria

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kërkoi që Kuvendi dhe Qeveria të kenë kontroll mbi mediat.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar Agjencioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK ka theksuar se thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme si dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend, transmeton Fokusi.info.

Reagimi i plotë:

Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online.

Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMSHK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.

Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshillit të Mediave të Shkruara.

Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave./Fokusi.info/