Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta. Ka gjasa që vende-vende të ketë mjegull e cila do të krijohet sonte gjatë natës nëpër disa lugina dhe ultësira. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica, kurse dita më e nxehtë veçanërisht në ato rajone ku nuk do të ketë mjegull.

Në Shqipëiri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe nëpër shumë rajone do të ketë mundësi për mjegull. Gjatë ditës do të mbajë mot stabil dhe relativisht i nxehtë.

Të shtunën në tërë rajonin nuk pritet ndonjë ndryshim i motit, përpos se do të ketë ngritje të lehta të temperaturave. Gjatë natës në Kosovë do të fillojnë reshjet lokale të borës, të cilat fillimisht mund të jenë të përziera me shi. Reshjet do të jenë afatshkurtëra, të herëpashershme dhe jo gjithëpërfshirëse.

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot mjaft i ftohtë, me erëra të ftohta dhe herë pas here të fuqishme veriore si dhe me reshje lokale bore. Temperaturat do të shënojnë ulje të sërishme të theksuara.

Të dielën në tërë rajonin do të mbajë mot më i ftohtë dhe vende-vende me erëra të ftohta veriore dhe verilindore. Reshje bore do të ketë lokalisht në Kosovë, veriun e Malit të Zi, verilindje, juglindje dhe disa pjesë të jugut dhe qendrës së Shqipërisë (kryesisht të dobëta) si dhe në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut.

Nga e hëna përsëri do të kemi rikthimin e fuqishëm të anticiklonit evropian. Do të kemi mot të ftohtë, të thatë dhe me mundësi për mjegull si dhe me ngritje graduale të temperaturave ditore nëse nuk do të ketë mjegull./Meteoballkan/