Ahmeti: Nga viti tjetër gropat rregullohen nga kompania publike, jo nga ato private

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se gropat e mëdha nëpër kryeqytet shfaqen kryesisht pas dimrit për shkak të kripës që përdoret për të larguar akullin.

Prishtina thotë ai, i ka 2 mijë e 200 rrugë dhe thotë se duhen tre apo katër muaj pas dimrit për t’i sanuar të gjitha gropat, e që ka rrugë që sanohen komplet, shkruan oxygenoress.info, transmeton klankosova.tv.

“Prej vitit tjetër do të fillojmë që mos me marr kompani private ngase po kemi probleme, aplikojnë me çmime shumë të lira, do e bëjmë më kompaninë tonë publike që të kemi më të shpejt në reagim për të mbyllur gropa, sepse pastaj nuk ka nevojë me i thirr disa persona”, thotë ai.