Ahmeti: Numri i të infektuarve nuk po bie, masat do kenë pasoja të mëdha

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundmi ka folur sërish rreth situatës me koronavirus në kryeqytet dhe shifrat e raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Ahmeti tha se vetëm sot janë regjistruar 237 raste në kryeqytet derisa nuk ka asnjë viktimë, duke thënë se pavarësisht masave ende nuk po bie numri i të infektuarve.

Sipas Ahmetit këto masa anti-COVID nga Qeveria janë të bazuara në vendet ku numri i të infektuarve është më i madh, e jo ku po kryhen më shumë teste.

“Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndëraa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë”, shkroi Ahmeti.

Ky është postimi i plotë:

”Sot Prishtina 237 raste e zero vdekje nga covidi!
Prizreni 29 raste e 3 vdekje’
A thua Covidi i Prizrenit më i rrezikshëm? Natyrisht se Jo. Ka të bëjë me numrin e testeve. Prandaj masat janë të bazuara në numra që skanë kuptim.

Në pesë ditët e fundit numrat e të infektuarve kanë qenë

25 nëntor – 704

26 nëntor – 775

27 nëntor – 764

28 nëntor – 639

29 nëntor – 626

Në fillim krijohet bindja se është në rënie.
Por në qoftë se e shikojmë si përqindje e testit storia është tjetër.

25 nëntor – 704/1651 42.6 %

26 nëntor – 775/1903 40.7 %

27 nëntor – 764/1827 41.8 %

28 nëntor – 639/1565 40.8 %

29 nëntor – 626/1505 41.5 %

Pra 40 përqind positivity është tepër tepër shifër e lartë. Dhe nuk po bjen.

Pasojat e masave të gabuara janë të mëdha. Jo për qytetet në zonën e kuqe por për ato në zonën e verdhë dhe të gjelbërt. Thuhet se nuk kanë raste për shkak se numrin e testeve e kanë të vogël. Ndëraa ata sillen pa restriksione dhe qytetarët mendojne se janë të sigurtë.”