Kurti: Të ardhmen do e ndërtojmë jo duke harruar e rrafshuar të kaluarën tonë, por duke kërkuar drejtësi për neve

Në fjalimin e mbajtur në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, kryeministri Albin Kurti tha se si qeveri, ne do të marrim përsipër zbatimin e duhur të ligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Më tuje ai tha se Prekazi dhe Kullat e Jasharajve janë vendi prej nga ne marrim trimërinë dhe frymëzimin për të punuar dhe ndertuar vendin tonë.

“Kullat janë në gjendje të rëndë dhe kërkohet kërkohet trajtim serioz dhe profesional për të ruajtur dhe mbrojtur Kompleksin “Adem Jashari”, transmeton indeksonline .

21 vite pas, vitin që shkoi Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet për vrasjen e Familjes Jashari.

E kemi për obligim dhe detyrim për lirinë dhe paqen që sot i gëzojme, e për të cilën Familja Jashari dha gjithçka që të kërkojmë drejtësi ne pa u ndaur, jo vetëm për ata.

Të ardhmen do e ndërtojmë jo duke harruar e rrafshuar të kaluarën tonë, por duke kërkuar drejtësi për neve, për neve që jemi dhe për ata që s’janë veqse fizikisht me neve” tha Kurti