Ahmeti: Pas tri dite ka mundësi të largohet Prishtina nga karantina

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një intervistë për IndeksOnline ka thënë se numri i të infektuarve me koronavirus në Prishtinë është nën kontroll.

Ahmeti shtoi se institucionet duhet të iu qëndrojnë afër qytetarëve në këto kohë të vështira, prandaj në Prishtinë do të zhvillohen disa aktivitete që të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Kryetari i Prishtinës tha se pas tre dite do të vendoset nëse duhet të largohet Prishtina nga karantina.

“Unë besoj që edhe dy tre ditë do ta vlerësojmë me Ministrinë e Shëndetësisë për heqjen e masave, nëse vazhdojmë kështu athërë pas dy tre ditëve do ta shtoj kërkesën që së paku karantinën ta hiqim. Ndërsa për masat tjera besoj që ende kemi nevojë”, ka shtuar Ahmeti./IndeksOnline/