Ajaxi kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, eliminon Juventusin (Video)

Ajaxi ka triumfuar si mysafir ndaj Juventusit duke shënuar fitore me rezultat 1 – 2 dhe kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Van de Beek 34′ dhe De Ligt 67′ shënuar në fitoren e Ajaxit 1 – 2 ndaj Juventusit në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Torino të martën, pasi ndeshja e parë në Amsterdam kishte mbaruar baras 1 – 1.

Për Juventusin shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 28-të.

Holandezët kalojnë në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 3 – 2 pas dy ndeshjeve.

Në gjysmëfinale presin fituesin e takimit Manchester City – Tottenham Hotspur, e cila zhvillohet nesër.

https://streamable.com/j3dvd