Ajet Berisha i gatshëm për të marrë përsipër detyrën e kryetarit të Obiliqit (Video)

Ajet Berisha – kandidati i LBsë për kryetar të Obiliqit përmes një video mesazhi ka folur pë Obiliqin, problemet e ketij qyteti si dhe zgjidhjen e tyre duke shpalosur edhe një herë zotimet e tij

“Tani, është momenti vendimtar që të vendosni se çka dëshironi të keni, për ju dhe fëmijët tuaj, në katër vitet e ardhshme. Para se ta merrni këtë vendim, ju lutem, ta keni parasysh një këshillë nga ana ime: nëse dëshironi të keni diçka që kurrë nuk e keni pasur, duhet të bëni diçka që kurrë nuk e keni bërë. Pra, nëse dëshironi të keni një jetë të mirë, duhet ta zgjidhni një kryetar të mirë. Ju, më shumë se kushdo tjetër, e meritoni këtë!” – tha ndër të tjera Berisha.