Slogani i takimit Kosovë – Shqipëri: Bashkë pa kufi

Takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, po zhvillohet në Tiranë.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj- Halimi ka publikuar përmes një fotografie, sloganin e këtij takimi.

“Bashkë pa kufi. Në një rajon pa kufij”, është shkruar në mes të tavolinës ku do të ulen dy kabinetet qeveritare.