Ajet Berisha, i vetmi me program për bashkatdhetarët e Obiliqit

Ajet Berisha, kandidati i LB për kryetar të Obiliqit ka shpalosur edhe pjesën programore për bashkatdhetarët, duke u bërë kështu i vetmi kandidat për kryetar, jo vetëm në Obiliq por gjithë Kosovën që në programin e tij ka fokus edhe bashkatdhetarët.

Ndër të tjera Ajeti premton edhe: Aktivitete të veçanta për bashkatdhetarët, Themelimi i rrjetit të bashkatdhetarëve nga Obiliqi si dhe ofrim të mundësive për investime direkte nga diaspora.