E marta shënon ditën e 34-t të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. E kjo e fundit, nëpërmjet mediave sociale i ka “promovuar” sulmet ndaj forcave ruse, derisa ka publikuar edhe pamje të shkatërrimit të helikopterëve.
Momenti i rrëzimit të një helikopteri rus në javën e parë të marsit u bë viral në mediat online. E këtë, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës e shfrytëzoi për t’u tallur, duke ia ndarë “çmimin” si “kinematografia më e mirë”.
“Një puthje nga Stingeri”, ka shkruar Ministria ukrainase në Twitter, derisa ia ka bashkangjitur pamjen e goditjes së helikopterit.
Stinger është minahedhës kundër objektivave lëvizëse si helikopterët e aeroplanët.
Ministry of Defence of Ukraine Oscars 2022
Best Cinematography: A Kiss From Stinger#Oscars2022 #UAarmy pic.twitter.com/RNe9uu6iqJ— Defense of Ukraine (@DefenceU) March 28, 2022
KOHA