Ajri i ndotur: ”Nënë Tereza” e ”Ibrahim Rugova” me maska mbrojtëse (FOTO)

Në sheshet e Prishtinës është zhvilluar një aksion nga i cili kërkohet reflektim ndaj gjendjes së ajrit të ndotur.

Si rezultat busteve, shtatoreve të ngritura të personaliteteve të larta në vend si: Nëna Terezë, Madeleine Albright, Ibrahim Rugova dhe Zahir Pajaziti, iu vendosen maska mbrojtëse.

Ky veprim u bë nga disa të rinj, të cilët nuk kanë pranuar të identifikohen, megjithatë kërkohet që të merren masa ndaj cilësisë së ndotur të ajrit.

Që nga muaji nëntor i këtij viti, gjendja e ajrit është përkeqësuar mjaftë shumë.

Cilësia e ajrit momentalisht në Prishtinë është 212, shifër kjo e cila e rendit Prishtinën në vendin e katërt të qyteteve më të ndotura në botë.

Kjo nismë po mbulohet me hashtegun #NaHelMut.