Akil Gjakova kalon në rrethin e tretë në “Abu Dhabi 2019”

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Grand Slamit “Abu Dhabi 2019”, pasi në raundin e dytë e mposhti garuesin indian Nilesh Balhara

Akil Gjakova e ka nisur me këmbë të mbarë Grand Slamin “Abu Dhabi 2019”, i cili po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Xhudisti pejan e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi garuesin indian, Nilesh Balhara.

Në rrethin e tretë, Akili do të ketë punë me xhudistin belg, Dirk Van Tichelt.

Gjakova do të mundohet të fitojë medalje, njëjtë siç bëri dje Majlinda Kelmendi, e cila e rrëmbeu medaljen e artë në “Abu Dhabi 2019”.

Kurse, motra e Akilit, Nora Gjakova u eliminua herët.

Nesër do të garojë edhe garuesja e katërt e Kosovës, Loriana Kuka.