Qeveria serbe zgjat vlefshmërinë e regjistrimit të automjeteve me tabela të qyteteve nga Kosova

Qeveria e Republikës së Serbisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar Dekretin për kushte të veçanta për vlefshmërinë e regjistrimit të automjeteve me shenja regjistrimi të qyteteve dhe komunave në territorin e Kosovës, i cili hyn në fuqi sot.

Siç njofton Qeveria e Serbisë, me miratimin e kësaj rregulloreje, tash e tutje do të vazhdohet regjistrimi i të gjitha automjeteve me shënjimin KM, PR, GL dhe emrat e qyteteve tjera serbe në territorin e Kosovës.

“Këto automjete do të mund të lëvizin lirshëm si edhe më parë në qarkullim, me posedim të policës së sigurimit të detyrueshëm dhe dëshmisë së kontrollit teknik të mjetit, jo më shumë se një vit. Qeveria e ka marrë vendimin në përputhje me rregulloren për regjistrimin e mjeteve motorike të autoriteteve kompetente të Republikës së Serbisë, si dhe marrëveshjen e arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe vazhdimin e kërkimit për një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të mjeteve motorike në zonën e Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë, transmeton FrontOnline.

Siç shtohet, Qeveria dje ka miratuar edhe Konkluzionin për miratimin e raportit për bisedimet e mbajtura më 23 nëntor në Bruksel me përfaqësuesit në Prishtinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.