Aksident fatal/ Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë tragjikisht 18 vjeçari shqiptar

Një lajm i trishtë është raportuar së fundmi nga mediat italiane. Mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në një aksident me motor një 18 vjeçar shqiptar.

Raportohet se viktima është shqiptari Rusjon Kercuku. Policia bën të ditur se viktima ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë.

18 vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por plagët e marra në kokë dhe në pjesën e gjoksit i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

zoneelire.al