Pamje shokuese/ Roja hedh në tokë me një grusht të riun, më pas e tërheq zvarrë jashtë qendrës tregtare

ANGLI – Mediat britanike kanë publikuar pamjet shokuese, nga momenti kur një punonjës i sigurisë së një qendre tregtare në Angli godet me grusht një djalë të ri me ngjyrë.

Siç shihet në videon e publikuar nga DailyMail, ka mjaftuar një grusht nga roja i sigurisë dhe djali i veshur me të bardha përfundon në tokë pa ndjenja.

Pas incidentit, i dhunuari tërhiqet zvarrë dhe nxirret jashtë, ndërsa një tjetër punonjës sigurie i jep telefonin.

Incidenti ndodhi në qytezën Shoesburyness në afërsi të Essexit. Zëdhënësi i policisë është shprehur se po hetohet ngjarja.

Gazeta SHQIP