Aksident i frikshëm tek Ministria e Arsimit, “Range Rover” përplaset me “Golf-in”

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë tek ministria e Arsimit në Tiranë, ku një automjet tip “Range Rover”, është përplasur me një “Golf”.

Një dëshmitar ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e , ku shihet mjeti tip “Golf”, i cili ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.

Sipas qytetarit, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por veç dëme materiale.

Ai shton se automjeti tip “Range Rover” u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa shkaktari i aksidentit sipas tij ka qenë mjeti “Gol”, i cili bëri një manovër për t’u kthyer në drejtim të rrugës “Fortuzi”, duke përplasur makinën tjetër të përfshirë në aksident.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq! Aksident tek ministria e arsimit LIVE Vetem kete pasi i kisha te gjithe ngjitur dhe kisha hall mos me thonin gje… jo spati vetem deme por gjithe lagjia doli dhe copat e makines iken mbas shpreses! Makina range rover qe u perplas iku ne drejtim te ish ambasades jugosllave, po shkaku aksidentit ishte per faj te golfit sepse nuk lejohet te kthehesh majtas ne drejtim te rruges fortuzi. Flm”