3 të vdekur dhe 978 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor të situatës me COVID-19 në Kosovë.

Kjo ministri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tre persona të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Sipas këtij dikasteri nga 2 mijë e 546 testime të realizuara në 24 orët e fundit, 978 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 83 persona, përderisa në periudhën e njëjtë kohore vetëm 18 qytetarë janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.