Aksident i frikshëm, vetura përfundon në kanal

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Sukth-Maminas dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar.

E.Sh, drejtues i automjetit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

SYRI sjell pamjet e makinës së aksidentuar. Siç duket edhe nga kjo foto automjeti tip ‘Volkswagen Passat’ ka pësuar dëmtime të shumta dhe është deformuar nga përplasja.