Aksident i ndodhur në Prishtinë (video/foto)

Para pak minutave, në rrugën “Bajram Bahtiri” të komunës së Prishtinës, ka ndodhur një aksident, raporton fokusi.info.

Siç raportohet, në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe një veturë.

Një lexues i Fokusit, na dërgoi video dhe foto nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet, përveç një grua që e mori ambulanca, nuk ka të lënduar të tjerë.

Policia është në vendngjarje dhe po merret me rastin./Fokusi.info/