Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit me burg- një vit

Me datë 22 Dhjetor 2022, rreth orës 13:10 Njësitet policore të Stacionit Policor Suharekë, bazuar në informacionet e mbledhura në teren , kanë lokalizuar dhe ka arrestuar te dyshuarin E. B (28 vjeçar) nga fshati Sllapuzhan , KK Suharekë.

I njëjti ka qene në kërkim policor ndërsa arrestimi i tij është bërë në Rr.” Brigada 123 “” në Suharekë, në baze të URDHERARREST të lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar në Burg në Prishtinë , ne vuajtje te dënimit ne kohëzgjatje prej 1( Një) viti, thuhet në njoftimin e Policisë./Fokusi.info/