Aksident i rëndë, lëndohen 10 persona

Dhjetë persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një autobus.

Avni Zaiti nga Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme derisa ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretmant në QKMF në Skenderaj dhe në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar pasditen e sotme rreth orës 15:30, i ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë segmenti rrugor fshati Qubrei. Të përfshira një veturë dhe një autobus, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar 10 persona, të cilët kanë kërkuar tretmanët mjekësor në QKMF Skenderaj dhe Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zaiti .