Aksident i rëndë në aksin Elbasan -Tiranë, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Elbasan -Tiranë.

Burimet e Report Tv bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shoferi i automjetit tip Seat i cili dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion.

Automjeti më të cilin po lëvizte viktima ka qenë i modifikuar dhe punonte me benzinë-gas gjë që ka bërë shpërthimin në flakë pas përplasjes.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti tip Seat është gjetur me dyert hapura nga shpërthimi, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut të Elbasanit por si pasojë e shpërfytyrimit nga aksidenti nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.