Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërron jetë vajza 8-vjeçe, 6 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmijë 8-vjeç ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem, ndërsa të plagosur kanë mbetur 6 persona.

Vajza 8 vjeçe po udhëtonte me makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare.

Lajmi është në përditësim…