Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Tiranë, humbin jetën dy turistë

Në fshatin Bushat, në aksin Shkodër-Tiranë ka ndodhur një aksident i rëndë. Mësohet se dy turistë, teksa udhëtonin me motor janë përplasur me një makinë.

Si pasojë, të dy turistët kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe dinamikat e aksidentit në fjalë./TCH/