Aksident i rëndë në autostradë

Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht te vendi i ashtuquajtur ‘Kroni i Mbretit’.

Deri te aksidenti ka ardhur kur një kamion është vetaksidentuar, duke u futur në shiritin që ndan rrugën.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar, pos dëmeve material, pasi pos dëmtimit të rrugës, shihet edhe një shtyllë e rrëzuar.

Në vendin e ngjarjes me të marrë informatën kanë dal ekipet policore dhe ato mjekësore.