Aksident i rëndë në Bulqizë, 4 persona të plagosur, 2 dërgohen me helikopter në Tiranë

Një aksident ka ndodhur në aksin e Qafë Buallit-Klos në Bulqizë.

Deri më tani raportohet për 4 të plagosur.

Mësohet se prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe po i dërgojnë me helikopter drejt Tiranës.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin.

4 personat po udhëtonin në drejtim të Bulqizës pasi punonin në minierë në Zonën D.

Të plagosurit janë nga rrethi i Matit.

Top Channel