Aksident i RËNDË në Fier/ Autoboti i gazit zë poshtë makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, ku një autobot gazi është përplasur me një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “ Kthesa e Patosit”, ku nga përplasja e fortë automjeti i tipit “Toyota” është dëmtuar pothuajse totalisht, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e ti shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor ndërkohë që trafiku në këtë aks rrugor është bllokuar prej më shumë se 30 minuta.