Kryeministri Kurti: Nëse e shkarkoj Rakiqin në këtë moment, na prishet strategjia

Kryeministri i Repubulikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklarurar lidhur me thirrjet drejt tij për të shkarkuan ministrin për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.

Përmes një konference për medie, Kurti tha se thirrjet për ta shkarkuar në këtë moment ministrin Rakiq, nuk janë thirrje që i kontribuojnë strategjisë, por kanë më shumë synim që të krijojnë një konflikt të ri brenda Qeverisë.

“Së pari ata që kanë dashur të shohin e kanë parë a vendosin të flasin nuk është cështje e imja. Së dyti ne jemi në një betejë të sigurisë dhe politike dhe duhet të kemi kujdes në hapat që i ndërmarrim. Besoj që thirrjet për ta shkarkuar në këtë moment ministrin Rakiq nuk janë thirrje që i kontribuojnë strategjisë sonë dhe më shumë kanë për synim që të na e krijojnë njëfarë konflikti të ri brendaqeveritar.”, tha Kurti.

Tutje kryeministri u shpreh se kjo më shumë është kërkesë për të ndëhyrë në strategjinë, të cilën ai e konsideron të suksesshme sesa që bëhet nga ndonjë motiv i lartë për të mirën e Kosovës.

“Në kushtet kur policia e kosovës me ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë që po e zbaton është kryefjala e situatës së sigurisë dhe politikës. Pra mua më duket që më shumë është kërkesë për të ndëhyrë në strategjinë tonë që është e suksesshme sesa që bëhet nga ndonjë motiv i lartë për të mirën e Kosovës.”, përfundoi ai.

Ndryshe, qytetarët serb të cilët po protestojnë në Jarinjë që nga e hëna e 20 shtatorit ndaj vendimit të Qeverisë për zbatimin e reciprocitetit të targave, morën mbështetje nga ministri nga komunitetet në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq.