Aksident i rëndë në fshatin Leran të Preshevës, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë

Një këmbësor ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Leran të Preshevës.

Një veturë ka goditur dy këmbësorë, njëri ka vdekur, tjetri është dërguar me urgjencë në spitalin e Vranjës.

Aksidenti ka ndodhur në një rrugë lokale në qendër të fshatit Leran, kur një veturë “Golf” ka goditur dy këmbësorë që po ecnin në anën e djathtë të rrugës.

Njëri këmbësor ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra në Shtëpinë e Shëndetësisë në Preshevë. Këmbësori i dytë është transportuar me autoambulancë në spitalin e Vranjës

Vozitësi i makines është një 18-vjeçar me patentë shoferi provues i cili në afërsi të qendrës së fshatit me shumë gjasa ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme të mjetit, kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike.

rtvpresheva.com